Haziri:Fatkeqësisht janë direkt dhe indirekt pjesë e krimit, e në këtë rast edhe Devollët

  • 20 July 2018 - 20:28
Haziri:Fatkeqësisht janë direkt dhe indirekt pjesë e krimit, e në këtë rast edhe Devollët

Eksperti i ekonomisë, Artan Haziri, për gazetën "Kosova Sot", tha se kemi disa biznese që po e shkatërrojnë vendin dhe po e keqpërdorin paranë publike. "Shteti nuk është bust e as lumë, e përbëjnë njerëzit e këtij vendi, e fatkeqësisht janë direkt dhe indirekt pjesë e krimit, e në këtë rast edhe Devollët. Kompania e homologimit mbi 10 vjet e ka lodhur këtë shtet, e Prokuroria, e as Policia nuk merr hapa se mbrapa tyre është fuqia, shteti e ata veten nuk munden që ta dënojnë", u shpreh ai. "Prokuroria dhe Policia nuk merr hapa, se është pjese e familjes së tyre. Akademiku Nexhat Daci u akuzua për një palë syze, vetëm pse nuk ishte pjesë e krimit, e Devollët me miliona e miliona euro të keqpërdorura e nuk ka asnjë hap serioz", potencoi Haziri.

 

 

(Kosova Sot)