RAPORTET E NATO-S: PËR VRASJEN E CILIT GAZETAR ISHTE ARRESTUAR THAÇI NË SHQIPËRI

  • 05 August 2018 - 14:31
RAPORTET E NATO-S: PËR VRASJEN E CILIT GAZETAR ISHTE ARRESTUAR THAÇI NË SHQIPËRI

Në disa dokumente sekrete të NATO-s, të cilat i kishte zbuluar gazeta britanike “The Guardian”, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e kishin identifikuar si “peshk i madh” i krimit të organizuar në Kosovë, dhe një nga personat i cili ishte përfshirë në vrasjen e gazetarit Ali Uka së bashku me bashkëpunëtorin e tij, nën Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin.

[Raportet e NATO-s: Për vrasjen e cilit gazetar ishte arrestuar Thaçi në Shqipëri]

Duke u bazuar  në dokumentet e inteligjencës së SHBA-ve dhe NATO-s, thuhet se gazetari “Ali Uka, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Tiranë. Ai ishte mbështetës i lëvizjes për pavarësisë, i cili e kishte kritikuar Halitin përmes shkrimeve të tij.

Gazetari Uka dhe presidenti Hashim Thaçi ishin cimera, ndanin një dhomë së bashku. Mirëpo në qershor të vitit 1997 gazetari Uka u gjend i vdekur në apartamentin e tij. Fytyra e tij ishte grithur me kaçavidë dhe fundin e një shishe të thyer.

Gazetari Uka konsiderohej si një kundërshtar politik dhe vrasja ndaj tij dyshohet të ketë ardhur pas mosmarrëveshjes me Halitin. E në përshkrimin për vrasjen e gazetarit Uka, kishte referenca të cilat të dërgonin tek presidenti, Thaçi, kishte shkruar “The Guardian”. Ndërsa brenda atij viti presidenti Hashim Thaçi u arrestua në Shqipëri, në kohën sa president i vendit ishte, Sali Berisha. Mirëpo ky i fundit e kishte mohuar këtë duke thënë se nuk ka qenë në dijeni me këtë arrestim.

“Nuk kam pasur absolutisht asnjë njohur. E di një gjë, arrestimet mund të kenë ndodhur për shkelje ligji, por për shkak të veprimeve për Kosovën, nuk ka”, kishte thënë Berisha në emisionin “Komiteti”.

Në shkrimin të cilin “The Guardian” shkruante për dokumentet sekrete të NATO-s për Kosovën, ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ishte identitifikuar si “peshku më i madh” për krim të organizuar në vendin e tij.

Dokumentet sekrete të NATO-s, të cilat ishin zbuluar në vitin 2011, tregojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe vendet tjera perëndimore të cilat janë përkrahëse të Kosovës kanë qenë në dijeni për lidhjet kriminale disa vjeçare.


(Kosova Sot)