Tmerri i para tre netëve në Gjakovë, Policia në konferencë të jashtëzakonshme

  • 10 August 2018 - 09:55
Tmerri i para tre netëve në Gjakovë, Policia në konferencë të jashtëzakonshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orën 11:00 të së premtes do të dalin në konferencë të përbashkët më Prokurorinë Themelore në Gjakovë, në stacionin qendror në Prishtinë. 

Në njoftim nuk bëhet e ditur se kush do t'u drejtohet mediave, por vetëm njoftohet se konferenca është thirrur në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi të martën mbrëma në fshatin Brekoc të Gjakovës. 

“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë që sot me datë 10.08.2018, të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Policia e Kosovës. Konferenca i dedikohet rastit të vrasjes së rëndë të ndodhur me 07.08.2018 në Gjakovë”, ka njoftuar zyra për informim e PK-së.

“Për të dhënë informacione dhe detaje më të hollësishme rreth këtij rasti, panelist do të jenë zyrtar nga Policia e Kosovës dhe zyrtar nga Prokuroria Themelore e Gjakovës”, thekson njoftimi. 

Ndryshe, në të njëjtën orë, në Gjakovë është thirrur një protestë për të ngritur zërin ndaj vrasjes së grave – siç ishte rasti i fundit në këtë komunë kur një burrë vrau me kallashnikov gruan e tij dhe vajzën 9 vjeçe. 

(Kosova Sot)