Shtetasja angleze viziton Prizrenin, dhunohet seksualisht rrugës për në Kala

  • 10 August 2018 - 11:32
Shtetasja angleze viziton Prizrenin, dhunohet seksualisht rrugës për në Kala

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit më inicialet M.B. mbi dyshimin se ky i fundit ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një shtetase angleze në Prizren.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Prizrenit, i dyshuari M.B. nga Fshati Hoqë, në mbrëmjen e 7 gushtit e detyron shtetasen angleze të kryej marrëdhënie seksuale, deri sa e njëjta ishte duke ecur rrugës për në “Kala”.

“Me datën 07.08.2018 rrethe orës 21:30 minuta, në Prizren i pandehuri duke shfrytëzuar momentin kur viktima  shtetase e Anglisë  duke ecur rrugës për në ”Kala” të njëjtën e detyron për të kryer aktin seksual”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

(Kosova Sot)