Badallaj:Hashimi i Brojës kot e ka që llomotit për interesa të tij politike

  • 15 August 2018 - 20:10
Badallaj:Hashimi i Brojës kot e ka që llomotit për interesa të tij politike

Sipas Reshat Badallajt, matrapazi, komplotisti dhe argati i Aleksandër Vuçiqit, Hashimi i Brojës kot e ka që llomotit për interesa të tij politike, sepse kur flasin të mëdhenjtë, planet e këtyre të vegjëlve bien në ujë."Kur flet Amerika, Gjermania ose Bashkimi Evropian dhe që nuk e përkrahin idenë e rrezikshme të bandës se Hashim Thaçit, Edvin Kanabisit, Aleksandër Vuçiqit dhe këlyshit serb, spiunit dhe tradhtarit të shqiptarisë, Baton Haxhiut, udbashit me librezë zyrtare, i financuare nga kryeudbashi Jovica Stanishiq, kot e kanë që lehin udhë e pa udhë, këto qelbësira dhe zuzarë. Hashimi i Brojës tashmë u kuptua edhe nga njerëzit që nuk dinë shkrim e lexim, se këtë po e bën për interesa të tij personale, që ta shpëtojë lëkurën e tij, për poenë politikë dhe se paguhet mirë nga qarqet e ndryshme", u shpreh ai. "Qëllimi i kësaj bande mercenarësh e kanë parë se kanë mbetur të vetmuar dhe nuk i përkrah askush për të trazuar Kosovën ose edhe më gjerë. Kjo bandë për të ndezur fitilin e barotit qëllimisht kanë ditur ku të prekin dhe morën si biçim LUGINËN", tha Badallaj për "Kosova Sot". Mirëpo, ai thotë se tani një projekt i tillë do jetë i vdekur. "Po nuk ia arritën qëllimit, kjo bandë banditësh me këtë ide si e mendonin kjo kope, këta që kanë për qëllim për të futur sherr edhe me miqtë tanë, që ishin dhe janë më përkrahës të Kosovës. Falë Zotit që Amerika dhe Bashkimi Evropian e dinë më mirë se ne, se Kosova ka udhëheqjen më të korruptuar në tërë Evropën, ka banditët, vagabondët dhe hajnat me renome evropiane, ndaj janë mbi kokat tona që të kujdesen për ne. Përndryshe, me këta banditë të majave të shtetit moti na kishte marrë lumi. Këta banditë dhe vagabondë qëllim kanë pasur si ta kapin shtetin, të vjedhin dhe të bëhen supermilionerë që deri dje nuk kishin bukë për të ngrënë. Ju garantoj se kjo tezë e kësaj bande banditësh do të dështojë dhe do të vdesin politikisht, por do të lënë gjurmë me damkën e zezë e do të ikin nga kjo botë", ka potencuar Reshat Badallaj.

 

(Kosova Sot)