Hertica: Amerikanët nuk menduar ndonjëherë të aprovojnë idenë e ridizajnimit të kufijve të rinj të Kosovës

  • 17 August 2018 - 14:14
Hertica: Amerikanët nuk menduar ndonjëherë të aprovojnë idenë e ridizajnimit të kufijve të rinj të Kosovës
 Eksperti i fushës ë Integrimeve Evropiane, Ali Hertica, për "Kosova Sot", tha se thirrjen në adresë të të gjithë shqiptarëve nga analisti Haki Abazi, ish-drejtues i Fondacionit "Rockefeller- Brothers" në Nju- Jork është një thirrje për ta shpëtuar shtetin dhe sovranin e Kosovës nga më e keqja e një politike pa koncept dhe të një plani ogurzezë për integritetin territorial të Republikës. "Kjo thirrje e z. Abazi duhet të jetë e fuqishme që t'i bashkëngjiten të gjithë shqiptarët bashkërisht t'i drejtohen organizatave më të larta evropiane dhe atyre botërore për të parandaluar një politikë absolute të presidentit të vendit ku do të dëmtojë Kosovën", potencoi ai. "Një përputhje me këtë angazhim mund ta bëjnë edhe faktori i Bashkimi Evropian ku dita- ditës po e rrit mbështetjen ndaj qytetarëve kosovarë për shkëmbim territoresh, ku së bashku me të gjithë partnerët kanë një objektiv të arritshëm dhe realist që Kosova të mbetet e pacenuar territorialisht sipas kufijve të shpalljes së saj të pavarësisë dhe Pakos së Ahtisarit, këtë e kanë deklaruar në një deklaratë të përbashkët,zonja Mogherini dhe z. Hahn", vlerësoi Hertica. "Edhe SHBA-ja është kundër kërkesës për ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe shumë shpejt pritet që të flasë qartë duke i thënë 'Jo' çdo propozimi që vjen nga Beogradi apo nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Një sinjal i tillë tashmë i është dhënë nga personalitete të diplomacisë gjermane, pikërisht nga kancelarja Angela Merkel për mosrealizimin e ëndrrës së tandemit, Thaçi - Vuçiq", vijoi më tej ai. "Nuk mendoj se amerikanët kanë menduar ndonjëherë që faktikisht të aprovojnë idenë e ridizajnimit të kufijve të rinj të Kosovës", ka thënë Hertica.