Suedia drejt referendumit për daljen nga BE

  • 17 August 2018 - 22:26
Suedia drejt referendumit për daljen nga BE

Kreu i Demokratëve të Suedisë kundër emigracionit ka premtuar mbështetjen e partisë së tij për një referendum mbi anëtarësimin e vendit skandinav në Bashkimin Evropian.

"BE nuk është mënyra për të bashkëpunuar në Evropë," tha shefi i partisë Jimmie Akesson për Radio Sveriges, duke bërë thirrje për një votim në stilin Brexit.

"Pozicioni im është që ne duhet të negociojmë kushtet [e anëtarësimit tonë] të BE’së dhe pastaj njerëzit duhet të thonë fjalën e tyre".

Komentet vijnë vetëm një ditë pasi dy nga deputetët e partisë publikuan një pjesë të opinionit në internet duke i bërë thirrje Suedisë të ecë përpara me strategjinë e saj "Swexit".

"Demokratët e Suedisë duan të largohen nga Bashkimi Evropian," shkroi Kristina Winberg dhe Peter Lundgren.

"Ne nuk duam të kemi një Komision të pa këshilluar të BE, i cili së bashku me gjykatën dhe parlamentin mund të kërcënojnë mbi shtetet anëtare".

 

(Kosova Sot)