Lideri i VV'së thotë se do të kërkojnë përgjegjësi nga krerët e Policisë për dhunën ndaj grave

  • 19 August 2018 - 17:08
Lideri i VV'së thotë se do të kërkojnë përgjegjësi nga krerët e Policisë për dhunën ndaj grave

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shkruar në Twitter për dhunën ndaj grave. Ai ka thënë se kjo dukuri duhet të luftohet çdo ditë.

Po ashtu, Kurti ka thënë se ndjen keqardhje pasi policia po tregohet selektive në ofrimin e mbrojtjes, duke i shpërfillur kështu gratë, gjë për të cilën ai ka thënë se do të kërkojnë përgjgjësi.

”Keqardhje e zemërim kur lexoj raportet që policia jonë është selektive në ofrimin e mbrojtjes.Shpërfillja e diskriminimi institucional ndaj grave duhet të marrë fund. Do të kërkojmë përgjegjësi prej drejtuesve të policisë”, ka shkruar Kurti.

 

(Kosova Sot)