Zeqa: Krahu i djathtë dhe mbështetësi më i madh i Thaçit, Baton Haxhiu është shndërruar në sekserin më të paguar

  • 20 August 2018 - 12:10
Zeqa: Krahu i djathtë dhe mbështetësi më i madh i Thaçit, Baton Haxhiu është shndërruar  në sekserin më të paguar

Analisti Florim Zeqa për gazetën "Kosova Sot" thotë se presidenti Hashim Thaçi me deklaratat e tij kontroverse është bërë rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon. "Si intrigant dhe mashtrues për qytetarët e vendit, kohët e fundit është bërë i padurueshëm edhe për ndërkombëtarët. Presidentit diktatorial të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk i mjaftuan vërejtjet e opinionit vendor, analistëve dhe politikanëve të përgjegjshëm kosovarë për shkeljet e kushtetuese rreth dialogut personal me Vuçiqin, por u desh që të ndodhin edhe reagimet e liderëve perëndimorë, kancelares gjermane Angela Merkel, senatorit Dol dhe analistit amerikan Daniel Server për t'i kthyer ndërgjegjen e humbur presidentit të Kosovës, i cili nga frika e Speciales është i gatshëm t'i vërë edhe një herë flakën Kosovës martire". Ai thotë se, si mjeshtër i mashtrimeve, Hashim Thaçi pas çdo reagimi të ndërkombëtarëve i ndryshon dhe përshtat qëndrimet politike dhe deklaratat pa mbulesë, plot hipokrizi dhe mashtrim për opinionin publik. "Hashim Thaçi pa fije trupi kalon nga njëri skaj në tjetrin, nga njëri pozicion në tjetrin,...përkatësisht nga korrigjimi i kufijve në demarkim dhe anasjelltas, thuajse Kosova dhe qytetarët e saj janë pronë e tij personale! Hashim Thaçit i ka hyrë frika në palcë, ngase Specialja mund ta akuzojë përpara se ai të arrijë një marrëveshje me Serbinë, që mund ta amnistojë për shkak të pazareve që po i bën me Vuçiqin dhe UDB-ashët e tij në Prishtinë. Krahu i djathtë dhe mbështetësi më i madh i Thaçit, Baton Haxhiu, është shndërruar në balerinin e parë, sekserin më të paguar dhe suportin më të madh medial të presidentit për promovimin e idesë së ndarjes së Kosovës."Pa dyshim, sekseri numër 1, Baton Haxhiu, dhe klani kriminal që ai përfaqëson shpërblehen mirë nga padroni i tyre në Beograd, Aleksandar Vuçiq, për shërbimet ndaj shtetit serb, përkatësisht për kërcënimet serioze që po i bëjnë sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë", është shprehur analisti Florim Zeqa për gazetën "Kosova Sot".

(Kosova Sot)