Baton Haxhiu, balerini i parë në aventurat e Thaçit për ndarjen e Kosovës

  • 20 August 2018 - 08:05
Baton Haxhiu, balerini i parë në aventurat e Thaçit për ndarjen e Kosovës
"Duke e njohur historinë e turpshme të mëhershme të bashkëpunëtorit të Stanishiqit dhe spiunit të Qeverisë së Milosheviqit, ishte më se e natyrshme që të dështojë edhe Baton Haxhiu, që ishte krahu i djathtë e mbështetësi kryesor, me interes të madh financiar, i Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit dhe ai është futur në lojërat e tij konfuze dhe aventurën dubioze , e cila nisi si 'përpjekje' kinse për krijimin e ushtrisë. Ishte po-reputacioni antikombëtar dhe tepër negativ i Baton Haxhiut, balerinit të parë, më të mirë të paguar medial të Hashim Thaçit, i cili bëri që të dështojë edhe ideja e tij monstruoze, si tentativa e Thaçit për rrënimin e Tribunalit Special, fakt që na bën të shpresojmë dhe presim me besim të plotë se do të dështojë me turp edhe skenari i tij i radhës, për promovimin e idesë më të rrezikshme të deritanishme, si ajo për ndarjen e Kosovës", thotë analisti Gani Qarri për gazetën "Kosova Sot

Analistë të politikës dhe qytetarë të Kosovës vlerësojnë se Hashim Thaçit tashmë i kanë hyrë ethet nga frika e arrestimit nga ana e Gjykatës Speciale, se mund ta akuzojnë edhe atë përpara se ai të arrijë ndonjë marrëveshje me Serbinë, gjë që në njëfarë mënyre edhe do të mund ta amnistojë për shkak të pazareve që po i bën me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin dhe UDBashët e tij në Prishtinë. Ata vlerësojnë se këtu dështoi edhe krahu i djathtë dhe mbështetësi i tij, Baton Haxhiu, natyrisht me interes të madh financiar i Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit, që vlerësohet se po ashtu po merr pjesë në lojërat dhe aventurën për krijimin e ushtrisë, pastaj në përpjekjen e Hashim Thaçit për rrënimin e Tribunalit Special, e tanimë duke vazhduar me skenarin e radhës, Baton Haxhiu, është shndërruar në balerinin e parë, mirë të paguar medial, të Hashim Thaçit, për promovimin e idesë së ndarjes së Kosovës. Së këndejmi nga njohësit e kësaj fushe shtrojnë pyeten se si dhe sa po "shpërblehet" Baton Haxhiu dhe Klani Kriminal që ai e përfaqëson, siç thonë ata, vetëm e vetëm për t'i ndihmuar Hashim Thaçit në aventurat e tij, për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale. Besohet se prokurori i ri i Gjykatës Speciale ka qenë gjatë verës në Kosovë dhe i njëjti edhe mund ta ketë intervistuar presidentin Hashim Thaçi, por lidhur me këtë çështje presidenca ka heshtur të përgjigjet në pyetjet e gazetës, siç ka heshtur edhe Baton Haxhiu në pyetjet e dërguara lidhur me vlerësimet e analistëve lidhur me rolin e Haxhiut në këtë çështje. Hertica: Thaçin e kanë kapur dridhjet Analisti Ali Hertica për "Kosova Sot" thotë se frika apo hutia që Hashim Thaçi, president i Republikës, shpërfaq këto ditë, duket se i bën nga kritikat e ashpra që po merr nga bashkësia ndërkombëtare për ridizajnimin e kufirit me Serbinë, sepse një marrëveshje e tillë ndoshta do jetë shpëtimi i fundit nga Gjykata Speciale po qe se është i involvuar në ato që thuhet, por e gjitha kjo mundet me qenë ndoshta një skenar politik."Thaçi deri me tani ndërkombëtarëve nuk u ka premtuar apo realizuar asnjë nga premtimet e dhëna në këmbim të themelimit të Gjykatës Speciale. Sepse këto deklarata kanë ardhur për shkak se vetë presidenti Thaçi mund të jetë i akuzuar. Vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale erdhi më shumë si nevojë politike ndërkombëtare e aktorëve ndërkombëtarë, sesa për drejtësi të mirëfilltë. Pranimi ndodhi në rrethana imponuese diplomatike ndërkombëtare nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë, me arsyetimin se duhet të kënaqin aktorët tjerë në veçanti Beogradin dhe Rusinë dhe disa qarqe të tjera përreth", është shprehur ai. Veç sa,j Hertica thotë se tani Kosova për ta ruajtur partneritetin strategjik me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n pranon ta udhëheqë një proces të padrejtë historik ndaj Kosovës, përkundër opinionit masiv politik dhe qytetar ndaj kësaj gjykate, sepse askush nuk do të jetë fajtor nga Bashkësia Ndërkombëtare për mosdije apo paaftësi politike nga liderët e dobët politikë, por me ndihmën e disa ish-bashkëpunëtorëve të UDB-së dhe lojërat e tyre si është Baton Haxhiu."Nëse Thaçi është në listën e Gjykatës Speciale dhe se kanë filluar që ta kapin të dridhurat, kështu që është shumë afër ditës kur Gjykata Speciale do të fillojë furtunën për arrestimet e para".

Qytetarët, të zhgënjyer me veprimet e papërgjegjshme të Thaçit dhe UDB-ashëve të tij Edhe qytetarët e anketuar thonë se janë tej mase të zhgënjyer me veprimet e papërgjegjshme të Hashim Thaçit. Ata janë të mendimit se Hashim Thaçit i kanë hyrë ethet nga frika e arrestimit nga ana e Gjykatës Speciale, se mund ta akuzojnë atë përpara se ai të arrijë një marrëveshje me Serbinë, që mund ta amnistojë për shkak të pazareve që po i bën me Vuçiqin dhe UDB-ashët e tij në Prishtinë. Kësisoj qytetari Ibrahim Hyseni për gazetën "Kosova Sot" thotë se këto biseda që Hashim Thaçi po i bën me Serbinë janë një rrugë pakrye. "Dihet se si është zhvilluar edhe lufta jonë çlirimtare bashkë me aleatët tanë, që e bëmë me Serbinë para 20 viteve. Andaj, kemi ardhur në këtë situatë ku kemi kufijtë e tashëm ekzistues të Kosovës, që janë kufij shtetërorë të Kosovës. Prandaj, mendoj se bisedimet dhe premtimet e Hashim Thaçit do ta çojnë atë në një rrugë pa krye dhe unë nuk dua që të komentoj se përse po e bën ai këtë, a po e bën nga frika e Gjykatës Speciale apo nga dikush tjetër, por e di vetëm se askush nuk ka të drejtë që të bëjë pazare me kufijtë e Kosovës", është shprehur ai. Ndërsa, qytetari Mehmet Breznica për gazetën "Kosova Sot" thotë se nuk po e kupton fare z. Hashim Thaçi dhe kjo po duket se më herët ai ka qenë një i rekrutuar i Shërbimit Ruso-Serb dhe këta ishin disa heronj të heshtur, të cilëve në momentet e caktuara u ndrydhet pulla dhe ata duhet që të veprojnë."Kjo çfarë po ndodh është një tmerr, ngase kemi të bëjmë me një president shumë të papërgjegjshëm, që nuk e vlerëson dhe nuk i jep fare përgjegjësi Parlamentit të Kosovës", është shprehur ai. Sipas Breznicës, edhe kjo që po ndodh vërtet është e pakuptueshme, ngase në vend që Serbisë t'i kërkohen territoret tona, të Sanxhakut të Nishit, që faktikisht rrjedh nga anekset e Kongresit të Berlinit, prej nga Serbia është e obliguar që t'i kthejë qytetarët e zhvendosur në Sanxhakun e Nishit, në të kundërtën Serbia është e detyruar që t'i kompensojë me të holla për pronat e tyre. "Pra, në vend që Serbia të jetë në bakën e të akuzuarve për krime dhe gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve që nga viti 1878 e deri në fund viteve 1998, këtu Hashim Thaçi po bisedon për shkëmbime territoresh. Pra, ky shkëmbim i territoreve si po kërkon Thaçi i bie që ne ta ndërrojmë tokën tonë me tokën tonë. Pra, të ndërrohet trualli me gjithë shtëpi me një arë që ka më pak rëndësi. Ndaj kjo çfarë po bën Hashim Thaçi është e pakuptueshme dhe e paakceptueshme dhe kështu ndodhi edhe me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që Kosova ua fali 8300 hektarë tokë malazezëve", është shprehur ai

ZEQA: KRAHU I DJATHTË DHE MBËSHTETËSI MË I MADH I THAÇIT, BATON HAXHIU ËSHTË SHNDËRRUAR NË BALERININ E PARË, SEKSERIN MË TË PAGUAR DHE SUPORTIN MË TË MADH MEDIAL TË PRESIDENTIT PËR NDARJEN E KOSOVËS

Analisti Florim Zeqa për gazetën "Kosova Sot" thotë se presidenti Hashim Thaçi me deklaratat e tij kontroverse është bërë rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon. "Si intrigant dhe mashtrues për qytetarët e vendit, kohët e fundit është bërë i padurueshëm edhe për ndërkombëtarët. Presidentit diktatorial të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk i mjaftuan vërejtjet e opinionit vendor, analistëve dhe politikanëve të përgjegjshëm kosovarë për shkeljet e kushtetuese rreth dialogut personal me Vuçiqin, por u desh që të ndodhin edhe reagimet e liderëve perëndimorë, kancelares gjermane Angela Merkel, senatorit Dol dhe analistit amerikan Daniel Server për t'i kthyer ndërgjegjen e humbur presidentit të Kosovës, i cili nga frika e Speciales është i gatshëm t'i vërë edhe një herë flakën Kosovës martire". Ai thotë se, si mjeshtër i mashtrimeve, Hashim Thaçi pas çdo reagimi të ndërkombëtarëve i ndryshon dhe përshtat qëndrimet politike dhe deklaratat pa mbulesë, plot hipokrizi dhe mashtrim për opinionin publik. "Hashim Thaçi pa fije trupi kalon nga njëri skaj në tjetrin, nga njëri pozicion në tjetrin,...përkatësisht nga korrigjimi i kufijve në demarkim dhe anasjelltas, thuajse Kosova dhe qytetarët e saj janë pronë e tij personale! Hashim Thaçit i ka hyrë frika në palcë, ngase Specialja mund ta akuzojë përpara se ai të arrijë një marrëveshje me Serbinë, që mund ta amnistojë për shkak të pazareve që po i bën me Vuçiqin dhe UDB-ashët e tij në Prishtinë. Krahu i djathtë dhe mbështetësi më i madh i Thaçit, Baton Haxhiu, është shndërruar në balerinin e parë, sekserin më të paguar dhe suportin më të madh medial të presidentit për promovimin e idesë së ndarjes së Kosovës."Pa dyshim, sekseri numër 1, Baton Haxhiu, dhe klani kriminal që ai përfaqëson shpërblehen mirë nga padroni i tyre në Beograd, Aleksandar Vuçiq, për shërbimet ndaj shtetit serb, përkatësisht për kërcënimet serioze që po i bëjnë sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë", është shprehur analisti Florim Zeqa për gazetën "Kosova Sot".

BADALLAJ:THAÇI KA NË NDIHMË KËLYSHIN E UDB-SË, BATON HAXHIUN, QË ËSHTË MËSIT I ALEKSANDAR VUÇIQIT, QË TË BËJË ÇMOS PËR TË ZVARRITUR GJYKATËN SPECIALE Analisti Reshat Badallaj-Zhuriani për "Kosova Sot" theksoi se Hashim Thaçi është tashmë i vetëdijshëm se do të ulet në bankën e të akuzuarve dhe mu për këtë i ka hyrë frika në palcë. "Thaçi ka në ndihmë këlyshin e UDB-së, Baton Haxhiun, që është mësit i Aleksandar Vuçiqit, që të bëjë çmos për të zvarritur Gjykatën Speciale. Në këtë lojë të pistë pa më të voglin dyshim se është i përzier edhe Edvin Kristaq Rama. Më besoni se Edvin Rama e ndërseu matrapazin e Brojës, Hashim, që t'i vihet në qafë Sali Berishës, që ishte e pakuptimtë në këtë kohë kjo përplasje e panevojshme. Fati i Hashimit është vetëm i vonuar se shpëtim nuk ka. Të gjitha dredhitë dhe matrapazllëqet do të përfundojnë shumë turpshëm. Mbajeni mend se tani për tani nuk ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, sepse ky grup banditësh dhe spiunësh, fjalën e kam për Hashim Thaçin, Aleksandar Vuçiqin, Edvin Kristaq Ramën dhe Baton Haxhiun, do të pjellin diçka tjetër të pistë, vetëm e vetëm që t'i shpëtojë Gjykatës Speciale. Dhe në qoftë se ngrihet aktakuza para marrëveshjes ky do të duhej të japë dorëheqjen dhe ky se bën këtë se është i sëmurë për të qenë bajraktar. Personalisht pak jam duke dyshuar edhe në Gjykatën Speciale që bëjnë qëllimisht me këto vonesa të pakuptimta. Sido që të jetë, aventurat e tij do të përfundojnë shpejt dhe turpshëm. Laku është duke iu përgatitur. Do të duhej të përgjigjej bashkë me Hashim Thaçin edhe këlyshi i UDB-së serbe, Baton Haxhiu, sepse ky është murtaja e zezë dhe kolera antikombëtare që po e bën Kosovën katrahurë", ka theksuar për gazetën "Kosova Sot" analisti Reshat Badallaj.


QARRI: HASHIM THAÇIN NË PANIKUN QË KA RËNË PËR TË SHPËTUAR VETEN NGA NDJEKJA, ËSHTË SHNDËRRUAR NË KËRCËNUESIN KRYESOR DHE ARMIKUN MË TË MADH TË SHTETIT!

Analisti Gani Qarri për gazetën "Kosova Sot" theksoi se vetë fakti i ikjes së prokurorit të speciales, z. Blakaj, në SHBA, pas ngritjes së akuzave ndaj oponentëve kryesorë të ish-UÇK-së dhe ngutja e z. Thaçi për arritjen e një marrëveshje edhe në dëm të Kosovës me Serbinë, flet qartë se këta njerëz kanë një hall të madh dhe diçka e 'jashtëzakonshme' po 'zihet' në Kosovë. "Deklaratat e pareshtura të presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë dhe nxitimi marramendës për imponimin e kësaj ideje të rrezikshme për Kosovën të shpërfaqura herë si demarkim i kufirit 400 kilometërsh me Serbinë e herë si bashkim i Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me Kosovën, jo vetëm se janë tepër joserioze dhe shumë të rrezikshme për shtetësinë e Kosovën, por ato edhe po dëshmojnë hapur se Hashim Thaçit si kandidat i mundshëm për aktakuzë nga Gjykata Speciale i kanë hyrë ethet nga frika se Specialja mund ta akuzojë përpara se ai të arrijë një marrëveshje me Serbinë, që mund ta amnistojë për shkak të pazareve të pista që po i bën me Vuçiqin dhe UDB-ashët e tij në Prishtinë, në dobi të Serbisë". Sipas Qarrit, duke njohur historinë e turpshme të mëhershme të bashkëpunëtorit të Stanishiqit dhe spiunit të qeverisë së Milosheviqit, ishte më se e natyrshme që të dështojë edhe Baton Haxhiu, që ishte krahu i djathtë e mbështetësi kryesor, me interes të madh financiar, i Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit dhe ai është futur në lojërat e tij konfuze dhe aventurën dubioze, e cila nisi si "përpjekje" kinse për krijimin e ushtrisë. "Ishte po-reputacioni antikombëtar dhe tepër negativ i Baton Haxhiut, balerinit të parë, më të mirë paguar medial, të Hashim Thaçit, i cili bëri që të dështojë edhe ideja e tij monstruoze, si tentativa e Thaçit për rrënimin e Tribunalit Special, fakt që na bën të shpresojmë dhe presim me besim të plotë, se do të dështojë me turp edhe skenari i tij i radhës, për promovimin e idesë më të rrezikshme të deritanishme, si ajo për ndarjen e Kosovës", është shprehur ai. Sipas Qarrit, vetë fakti se kryeprokurori i ri i Speciales gjatë verës ishte në Kosovë dhe me gjasë ka intervistuar edhe kandidatin më potencial për ngritje aktakuze, z. Hashim Thaçi, ai i mbështetur për muri nga frika e Speciales dhe koha gjithnjë e më e pakët që i mbetet në dispozicion për veprim, vazhdon që në kurriz të Kosovës ta shpërblejë edhe më tej spiunin Baton Haxhiu dhe klanin kriminal që ai e përfaqëson, me shpresën se ish- bashkëpunëtori i Stanishiqit dhe Qeverisë së Milosheviqit do të ndërmjetësojë tek Vuçiqi, të dalë me ide të reja dhe ofrojë Serbisë edhe ndarjen e Kosovës, vetëm e vetëm për të shpëtuar Hashim Thaçin ne aventurat e tij, nga Gjykata speciale, i cili në panikun që ka rënë për të shpëtuar veten nga ndjekja, bashkë me klikën e vet të UDB-së është shndërruar në kërcënuesin kryesor dhe armikun më të madh të shtetit, me veprimet kundër sovranitetit të vendit dhe humbjen e territorit kushtetues të Kosovës së pavarur". 

"Është shumë evident fakti që Hashim Thaçi ndihet i rrezikuar nga Gjykata Speciale. Prokurori serb i Gjykatës së ngritur në Beograd për krimet e luftës në Kosovë nuk ka punuar për zbardhjen e krimeve të tmerrshme të Serbisë në Kosovë, por për ato pak krime që janë bërë nga eksponentë të UÇK-së, si Thaçi. Thuhet se prokurori serb ka përgatitur një dosje me 70.000 faqe, me të cilën implikon kryesisht Hashim Thaçin, dosje të cilën ai ia ka servirur disa mbështetësve të Serbisë në Perëndim, përfshirë dhe Dick Marty-n. Kur deputeti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, foli para disa vitesh, zoti Thaçi u hodh në sulm dhe u zotua se do t'i drejtohet gjykatës për shpifje. Por më pas u struk, nuk foli më, nuk bëri as përpjekje për të ndriçuar akuzën e rrethanat e saj, as për t'u prononcuar dhe sqaruar opinionin publik. Kur ndihesh fajtor dhe i kërcënuar, përdoret efekti kohë i harresës, për t'i bërë bisht të vërtetës. Ndryshe nga Haradinaj e Limaj, Thaçi nuk pranoi të ballafaqohet me të vërtetën e të pastrohet nga akuzat. Gjithë kjo të krijon përshtypjen se presidenti i Kosovës ka përdorur mekanizma të tjerë për t'i ikur të vërtetës dhe për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale. Mekanizmi më u dëmshëm në historinë e Kosovës është iniciativa e tij për ndarjen e Kosovës dhe për t'i falë territoret e saj Serbisë. Edhe sot Gjuriq shprehej i bindur në këtë aksiomë. Unë besoj se përpjekjet e zotit Thaçi që të këmbejë përgjegjësitë e tij e territoret e Kosovës është një rast unik në historinë e shtetit e të së drejtës. Nuk ka ndodhur në asnjë kohë e në asnjë vend tjetër të planetit. Dhe, e gjitha kjo vjen si pasojë e garancive që ai ka marrë në Beograd e në Moskë për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale", është shprehur analisti Enver Bytyçi për gazetën "Kosova Sot" 

GURAZIU: BATON HAXHIU ËSHTË SHNDËRRUAR NË BALERININ E PARË, MIRË TË PAGUAR MEDIAL, TË HASHIM THAÇIT

Analisti Ragip Guraziu për gazetën "Kosova Sot" thotë se nuk ka më asnjë dyshim se Hashim Thaçi është shndërruar me klikën e tij të UDB-së në kërcënuesin e armikun më të madh kundër sovranitetit dhe humbjes së territorit kushtetues të Kosovës së pavarur. "Atij i kanë hyrë ethet nga frika se Gjykata Speciale edhe mund ta akuzojnë përpara se ai të arrijë një marrëveshje me Serbinë, që mund ta amnistojë për shkak të pazareve që po i bën me Vuçiqin dhe UDB-ashët e tij në Prishtinë". Sipas Guraziut, pa dyshim se krahu i djathtë dhe mbështetësi kryesor është Baton Haxhiu, që natyrisht me interes të madh financiar ndihmon Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiqin, sepse Haxhiu dështoi në lojërat dhe aventurën për krijimin e ushtrisë, pastaj në përpjekjen e Hashim Thaçit për rrënimin e Tribunalit të Gjykatës Speciale, tanimë duke vazhduar me skenarin e radhës, Baton Haxhiu është shndërruar në balerinin e parë, mirë të paguar medial, të Hashim Thaçit, për promovimin e idesë së ndarjes së Kosovës. Sipas Guraziut, Hashim Thaçi me klikën e tij të UDB-së është shndërruar në kërcënuesin e armikun më të madh kundër sovranitetit dhe humbjen e territorit kushtetues të Kosovës së pavarur, në ethet verore dhe nuk ka për t'i shpëtuar këtij marifeti që po mundohet për interesat personale të dështojë sovranitetin e vendit - Kosovën.

BISLIMI: PAS LUFTËS, BATON HAXHIU U BË SHOK I PANDARË DHE I BESUARI I DREJTORËVE DHE KRYESHEFAVE TË SHIK-UT DHE U BË NJERIU MË I BESUAR I HASHIM THAÇIT!

Politologia Liridona Bislimi, për gazetën "Kosova Sot", thotë se pas deklaratave të fundit të presidentit Hashim Thaçi për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për korrigjim të kufijve me Serbinë, Kosova është duke u përballur me një nga situatat më të vështira që nga paslufta. "Presidenti ka krijuar mjegull, në një situatë që nuk ka të bëjë me këmbim territoresh siç thotë ai, por me vendime shumë të këqija për Kosovën. Ndërsa, paraqitja e tij si një nga faktorët kryesorë të vendimmarrjes në Kosovë po bëhet vetëm e vetëm që të fitojë një lloj imuniteti në raport me akuzat që pritet të ngrihen me fillimin e punës së Gjykatës Speciale", është shprehur ajo. "Sa herë që presidentit Thaçi i duhen aleatë për djallëzitë e tij, i fut në funksion analistë dhe gazetarë të mediave në Kosovë. Ata që me mbështetjen e tij kanë krijuar media dhe pasuri marramendëse, e një prej tyre është edhe Baton Haxhiu. Pas luftës, Baton Haxhiu u bë shok i pandarë dhe i besuari i drejtorëve dhe kryeshefave të SHIK-ut dhe u bë njeriu më i besuar i Hashim Thaçit. Sidomos si moderator televiziv ndikoi për ruajtjen e imazhit të Thaçit me kompaninë "Pronto", shpeshherë me gënjeshtra dhe falsifikime mediatike.Tani shërbëtori i presidentit del me deklaratën e tij absurde, duke thënë se veriun e Kosovës duhet ta lëmë të ikë. Sigurisht po mundohet, sipas marifetit të tij, që sadopak ta thyejë mendimin më se të vendosur të qytetarëve të Kosovës, që territoret nuk duhet prekur.Thaçi përfundimisht është tradhtari më i madh i interesave shqiptare ose është një frikacak që bashkë me shërbyesit e interesit të tij po duan që përfundimisht të jenë realizuesit e izolimit të shqiptarëve nga Evropa", është shprehur Liridona Bislimi për gazetën "Kosova Sot".