Shkollat me titull ndërkombëtar mashtrojnë qytetarët

  • 29 August 2015 - 13:46
Shkollat me titull ndërkombëtar mashtrojnë qytetarët

MASHT-i licencon shkolla private pa i plotësuar kushtet

"The British School" me staf vendor dhe pa të huaj

”Po mendoj se këto shkolla janë më shumë njëfarë mashtrimi për të tërhequr njerëz sesa që ofrojnë ndonjë kualitet të përmasave ndërkombëtare, siç e kemi rastin e shkollave të ngjashme që veprojnë jashtë vendit”, ka thënë Salihu

Hapja e shkollave parauniversitare private në Kosovë, të thirrura me emra ndërkombëtarë, e që në fakt synohet të sjellin përvoja të mësimdhënies sipas standardeve që funksionojnë jashtë vendit, për ekspertët e arsimit po ndodh për çështje biznesi apo edhe komerciale, pa e ngritur cilësinë e arsimit. Në Kosovë, bazuar në deklaratat e ekspertëve të arsimit, thuhet gjithashtu se në këto shkolla nuk ka as plan-programe, për të cilat janë të thirrura dhe se kryesisht punohet me staf vendor. Shkolla e radhës që pritet të fillojë tash, në shtator, është ajo parauniversitare “The British School”.

Jonuz Salihu, ekspert i arsimit, në lidhje me funksionimin e këtyre shkollave, ka pohuar se faji bie mbi Ministrinë e Arsimit, e cila, sipas tij, është e thirrur për t’i licencuar institucionet arsimore, duke bërë kështu edhe vlerësimin e programeve se në të vërtetë janë të standardeve, qoftë amerikane, apo turke. Ndërkohë, sipas tij, me këto shkolla vetëm sa po mashtrohet opinioni, duke u besuar një reklame, e cila josh qytetarët për t’i regjistruar fëmijët e tyre. Salihu ka shtuar se kemi të bëjmë me një staf arsimor lokal, por edhe plan-programe lokale.”Po mendoj se këto shkolla janë më shumë njëfarë mashtrimi për të tërhequr njerëz sesa që ofrojnë ndonjë kualitet të përmasave ndërkombëtarë, siç kemi rastin e shkollave të ngjashme që veprojnë jashtë vendit”, ka thënë Salihu, duke shpjeguar më tej se hapja e shkollave të tilla është më shumë biznes, andaj është përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit që të kontrollojë këto shkolla... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)