Akuza për familjarizëm në punësime

  • 29 August 2015 - 14:59
Akuza për familjarizëm në punësime

Nuk kanë të mbaruar telashet në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Komisioni zgjedhor në UPGJ ka anuluar vendimin për Këshillin Drejtues

Pas zgjedhjes së katër anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të këtij Universiteti: Besim Muhadri, Selami Sylejmani, Kushtrim Grezda e Gentiana Muhaxhiri, kanë pasuar reagimet me motivin se këto zgjedhje kanë qenë të parregullta

Edhe pse intelektualët e Gjakovës ishin të parët që patën kërkuar që Universiteti i dytë publik në Kosovë, pas atij të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të hapet mu në Gjakovë, kërkesa e tyre u plotësua me mjaft vështirësi dhe me mjaft vonesë. Si do që të jetë para më shumë se dy vitesh, Gjakova u bë me universitet publik që u pagëzua me emrin e intelektualit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fehmi Agani. Vendimi për hapjen e këtij universiteti u mirëprit nga qytetarët e komunës së Gjakovës, por edhe të disa komunave të tjera përreth bile nga ato të brezit kufitar të Shqipërisë, prej nga, në këtë universitet, ka mjaft studentë. Dhe, muaj më parë, në shënimin e dyvjetorit të fillimit të punës, u tha se rezultatet e deritashme janë për lakmi... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)