VV: Mustafa ka vetëm një tipar të dobishëm, është frikacak

  • 29 August 2015 - 15:39
VV: Mustafa ka vetëm një tipar të dobishëm, është frikacak

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar edhe një herë ndaj deklaratave të kryeministrit Isa Mustafa.

Përmes një kumtese, VV thotë se “Mustafa ka vetëm një tipar të dobishëm: është frikacak”, transmeton Kosova Sot Online.

Sipas VV-së, djali i tij Besniku, sot hoqi dorë nga tenderi për servisimin e BMW-ve të qeverisë për shkak të trysnisë publike.

“Isa Mustafa e ka vetëm një tipar të dobishëm: është frikacak! Një ditë para protestës së 4 shkurtit kundër Jabllanoviqit e pat shkarkuar këtë të fundit. Sot, për shkak të trysnisë publike, djali i tij Besniku hoqi dorë nga tenderi për servisimin e BMË-ve të qeverisë i cili ia sillte atij 2.900 euro. Po sot, Kryeministri u frikësua të dal në debat televiziv për t'i përballur argumentet me z. Visar Ymeri.

I dashur popull, edhe Zajednica mund të ndalet!”, thuhet në reagimin e VV-së. (Kosova Sot)