Shteti favorizon oligarkët në dëm të qytetarëve

  • 29 August 2015 - 07:57
Shteti favorizon oligarkët në dëm të qytetarëve

Aparati shtetëror mbahet në kurriz të të varfëve

Meha: "Korrupsioni përfshin nivelet e larta të shtetit, nuk ka zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bali Muharremaj, thotë se nuk mund të zhvillohet ekonomia e vendit me këtë qeveri, e cila është interesuar më shumë për ta mbajtur aparatin shtetëror në kurriz të të varfërve, e jo duke e fuqizuar sektorin privat. Ai shton se edhe qeveria paraprake e Hashim Thaqit, por edhe e tanishmja e Isa Mustafës, po vazhdojnë me avazin e vjetër, duke i favorizuar vetëm kompanitë oligarkike, për shkak të lidhjeve të forta biznesore, që shkojnë deri në nivelin e ortakërisë

Me gjithë premtimet e bëra, kur e mori timonin si kryeministër i vendit se do të bëjë të pamundurën që ta zhvillojë vendin dhe ta luftojnë krimin e organizuar, korrupsionin dhe monopolet, qeverisja 8-mujore e Isa Mustafës ka treguar se nuk ka ndryshuar asgjë në këtë pikëpamje nga qeverisja Thaçi 1 dhe 2, në veçanti për të krijuar kushte për zhvillimin e sektorit privat. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bali Muharremaj, thotë se nuk mund të zhvillohet ekonomia e vendit me këtë qeveri, e cila është interesuar më shumë për ta mbajtur aparatin shtetëror në kurriz të të varfërve, ngase për 8 muaj të e parë të qeverisjes, Qeveria e Mustafa nuk bëri asgjë për ta fuqizuar sektorin privat. Muharremaj thotë se edhe qeveria paraprake e Hashim Thaqit, por edhe e tanishmja e Isa Mustafës, po vazhdojnë me avazin e vjetër, duke i favorizuar vetëm kompanitë oligarkike, për shkak të lidhjeve të forta bisnesore, që shkojnë deri në nivelin edhe të lidhjes së ortakërisë me pushtetin... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)