Kuvendi i Ferizajt, në shënjestër për shkelje

  • 29 August 2015 - 17:59
Kuvendi i Ferizajt, në shënjestër për shkelje

Buxheti përçan pozitën dhe opozitën

Komuna e Ferizajt kalon afatet ligjore për buxhetin

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Faruk Guri, insiston që të miratohet ky dokument i rëndësishëm strategjik e buxhetor, meqë është dhënë edhe një mundësi nga ministria

 

Dy muaj më parë kuvendarët ferizajas nuk mundën të merren vesh për diskutimin e qindra projekteve të futura në Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2016- 2018 e as nuk e miratuan një dokument të rëndësishëm buxhetor. Kjo kornizë është rikthyer sërish për diskutim e miratim në seancën që pritet të mbahet në fillim të muajit shtator. Por, kësaj radhe thuhet se janë bërë ndryshime nga versioni i parë, sa u përket kufijve buxhetor dhe futjes së projekteve të reja. Janë 2 milionë euro më pak tek investimet kapitale, por është rritur shuma tek kategoria shërbimeve dhe mallrave për 1 milion e 400 mijë euro. “Ne kemi marrë për bazë kufijtë e fundit buxhetor për hartimin e dokumentit të dytë dhe janë saktësuar shumat investive. Ndryshimi më i madh është shkurtimi buxhetor i bërë për projektet kapitale, por nga ana tjetër është bërë rritja e buxhetit për shërbime dhe mallra ku për një kohë të gjatë kemi pasur probleme dhe shpresojmë që do të kemi një rrjedhë normale financiare”, shpjegon drejtoresha për Buxhet dhe Financa në Komunën e Ferizajt, Lirije Syla. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)