Sirianët po mundohet të hyjnë në Europë përmes Arktikut

  • 29 August 2015 - 22:21
Sirianët po mundohet të hyjnë në Europë përmes Arktikut

Ata provuan brigjet e Libisë, ishujt e Greqisë, detin e Italisë, rrugët e Ballkanit, por tani duket se kanë zbuluar një tjetër itinerar ; atë të Arktikut.

Dhjetëra refugjatë sirianë po mundohen të kalojnë nëpërmjet veriut të largët të Rusisë në orvatje për të arritur një kalim të mundshëm në veri të kontinentit të Europës, pikërisht në Norvegji.

Deri në 20 sirianë në muaj kanë zbarkuar në qytetin e vogël të Norvegjisë, Kirkenës, i cili shtrihet rreth 4 mijë kilometra në veri të Damaskut dhe ku temperatura mesatare ditore është konstante nën zero.

Ky qytet është përzgjedhur jo rastësisht nga ata, pasi gjatë Luftës së Ftohtë, ai ka shërbyer edhe si një rrugë që ka lidhur Europën Lindore, Veriore dhe atë Perëndimore.

“Kjo është një sfidë relativisht e re, që po aplikohet që prej një viti e gjysmë më parë”, u shpreh për “The Guardian” shefi i policisë së Kirkenës.

Një pjesë e refugjatëve përdorin biçikletat si mjet transporti , ndërsa të tjerë makina të rastësishme ruse, gjë që e bën më të lehtë dhe të pakontrollueshëm kalimin e tyre për në Norvegji.

Si një kalim kufitar ende jo fort i njohur për autoritetet europiane, për muajt në vijim ai mund të kthehet në një magnet që sjell refugjatë sirianë, këtë herë nga veriu i kontinentit tonë. / Top Channel