Në krua, ditën pinin ujë njerëzit e natën laheshin zanat

  • 30 August 2015 - 10:07
Në krua, ditën pinin ujë njerëzit e natën laheshin zanat

Rrëfimet për misteret në Kroin e Kallakangjës

Banorët ende besojnë në legjenda

Ky burim i lashtë uji, ekziston edhe sot, por tani atje nuk zbresin më njerëzit, ose shkojnë ndonjëherë rrallë dhe me kujdes, sepse ka ngelur pranë kufirit me Serbinë dhe druajnë se në vend të zanave të bukura të malit, mund të takohen me xhandarët serbë dhe të përfundojnë në burgun e Vrajës

 

Lëndinave të pjerrëta, dikur banorët e Muçibabës lëshoheshin deri te pusi i Kallakangjës, për të marrë ujë, ose për t’u freskuar ditëve me vapë. Natën nuk e bënin këtë asnjëherë, sepse atje laheshin zanat dhe nuk mund t`i trazonin ato. Ky burim i lashtë uji, ekziston edhe sot, por tani atje nuk zbresin më njerëzit, ose shkojnë ndonjëherë rrallë dhe me kujdes, sepse ka ngelur pranë kufirit me Serbinë dhe druajnë se në vend të zanave të bukura të malit, mund të takohen me xhandarët serbë dhe të përfundojnë në burgun e Vrajës. Banorët e këtij fshati, që ka edhe një emër karakteristik, që disa thonë se ndërlidhet me vuajtjet për mbijetesë në një terren të vështirë, kanë pasur gjithmonë problem me ujët e pijes. Kroje kishte, por të gjithë ishin larg shtëpive. Ata që shkonin për ujë, duhet të bënin dy ose tri pushime deri në shtëpi, me kënata uji. Edhe rruga ishte e gjatë, po edhe pesha ishte e madhe. Kjo reflektohet te shëndeti i njerëzve të këtushëm me dhembje në duar e krahë...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)