Lufta e Kosovës ende nuk ka ‘përfunduar’ për të gjithë

  • 30 August 2015 - 15:24
Lufta e Kosovës ende nuk ka ‘përfunduar’ për të gjithë

Nënat gjakovare ende kërkojnë bijtë e zhdukur

Dita Botërore e të Zhdukurve Kosovën e ka gjetur me mbi 1.600 veta të zhdukur, fati i të cilëve, që nga lufta e fundit, ende nuk dihet, ndërsa familjarët e tyre nuk mundën t’i gëzohen as lirisë, e as pavarësisë së vendit

Kanë kaluar më shumë se 16 vite prejse ka përfunduar lufta në Kosovë. Në ndërkohë, para shtatë vite e gjysmë, vendi ynë e shpalli edhe pavarësinë që është pranuar nga më shumë se 110 shtete të botës, në mesin e të cilëve edhe shtetet më të zhvilluara, më të mëdha dhe më të forta. Bile, tashmë ka filluar edhe nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit me agresorin e Kosovës, me palën serbe, veprim ky që edhe nga faktori ndërkombëtar është quajtur i arsyeshëm dhe i nevojshëm. Dhe, derisa një numër i madh i qytetarëve të Kosovës, përkundër krizës së madhe evidente ekonomike e sociale, me kënaqësi po i shijon frytet e lirisë dhe pavarësisë, këtu tek ne, ekziston një kategori njerëzish që nuk kanë vullnet e forcë që ta bëjnë këtë.

16 vite duke trokitur në “çdo derë”!

Fjala është për familjarët e mbi 1.600 personave që, tash më shumë se 16 vite pas përfundimit të luftës, vazhdojnë të konsiderohen si të zhdukur, vazhdon të mos dihet asgjë për aftin e tyre. Bile, shumë nga këta familjarë, këmbëngulin se për ata lufta ende nuk “ka përfunduar” dhe as që do të “përfundojë” derisa të mos zbardhet fati i familjarëve të tyre që u ekzekutuan nga dora serbe dhe u zhdukën për të humbur gjurmët e krimeve makabër. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)