Plemetini, fshati i kontaminuar

  • 30 August 2015 - 18:40
Plemetini, fshati i kontaminuar

Banorët e fshatrave përreth hedhin mbeturinat në zonën e banuar

Banorët kanë frikë nga shfaqja e ndonjë epidemie

Derisa vendi është përfshirë nga temperatura të larta, banorët e fshatit Plemetin të Komunës së Obiliqit, po rrezikohen të marrin ndonjë epidemi, nga deponitë e mbeturinave që kanë përfshirë këtë fshat. Aty kundërmon një erë e rëndë, së cilës nuk po arrijnë t’i bëjnë ballë banorët e atyshëm, por edhe kalimtarët e rastit. Sipas banorëve, ky problem që rrezikon shëndetin e tyre nuk po troket në ndërgjegjen e zyrtarëve përgjegjës. Kur kësaj ia shtojmë edhe ndotjen nga tymi i termocentraleve në Obiliq, atëherë për këta banorë jeta vërtetë është bërë e padurueshme. Pos të tjerash, banorët ankohen edhe për rrezikun nga qentë endacakë.

Edhe toka edhe ajri i ndotur

Banorët rrëfejnë se jeta është bërë tepër e rëndë. Kimete Mjeku, pronare e vetëshërbimit “Vëllezërit Mjeku”, ka thënë se vetë ajo së bashku me familjen e saj kanë dalë për t’i larguar këto mbeturina. “Kemi dalë për t’i larguar këto mbeturina, pasi që kjo gjë ka munguar nga organet kompetente”, thotë Mjeku. .(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)