Ja pse Rusia e do Mitrovicën, ky është kushti për Serbinë që përplas Gjermaninë dhe Rusinë - Lajme - Kosova Sot
Ja pse Rusia e do Mitrovicën, ky është kushti për Serbinë që përplas Gjermaninë dhe Rusinë

Ja pse Rusia e do Mitrovicën, ky është kushti për Serbinë që përplas Gjermaninë dhe Rusinë

Avokati i njohur nga Shqipëria, Spartak Ngjela, përmes një postimi në facebook, ka treguar arsyet që sipas tij Rusia e do Mitrovicën.

“Mitrovica është një burim i konsiderueshëm minerar. Kurse Rusia e do Serbinë në BE. E ka konsideruar gjithmonë Serbinë një skllavin e vet. Se ajo e ka krijuar nga hiçi. Atëherë? Shumë e thjeshtë: me Serbine në BE, ajo mendon se do të jetë prezent aty me një shtet skllav të vetin. Deri tani nuk ka asnjë shtet të Bashkimit Europian si aleatin e vet. Por, pikërisht këtu del në pah Mitrovica si një qendër e fortë minerare, dhe Rusia sigurisht e do si një pikë të rëndësishme për investim. Sepse ajo kërkon të rikrijojë veten e vet në Bashkimin Europian nëpërmjet Serbisë”, ka shkruar Ngjela.

Por sipas Ngjelës, kacelarja gjermane, Angela Merkel ka mbyllur çdo shtegë të politikës ruse.

Ky është postimi i plotë:

Ngjarjet e Kosovës treguan që krerët shitës të interesit kombëtar shqiptar, u dominuan nga fryma e popullit. Ky është rasti i parë në historinë moderne të shqiptarëve.

Prishtina dhe Tirana e korruptuar, nuk patën më forcë edhe pse ishin bashkë.
Politika ruse gjithashtu. Por ajo që i habiti të gjithë ishte fakti që politika ruse e përsëriti me theks ndarjen e Kosovës.
Pyetja që ngrihet këtu është kjo: si ka mundësi që një shtet gjigand si Rusia, të merret me një njësi aq të vogël gjeografike sa Mitrovica?
Atëherë kuptohet së nuk është politika e Beogradit, por ajo e Moskës që i shtynte ngjarjet e kësaj kërkese serbe për ndërrim territoresh.
Jo vetëm kaq, por pamë edhe një guxim prej të verbëri, kur Ashim Thaçi, befas na foli për Rusinë dhe për "marrëdhënie miqësore" me të.
Në Tiranë nuk e gjetën dot këtë forcë qorre të korruptuarit e saj.
Por përse e don Rusia këtë njësi të vogël gjeografike që quhet Mitrovicë?

Mitrovica është një burim i konsiderueshëm minerar. Kurse Rusia e do Serbinë në BE.
E ka konsideruar gjithmonë Serbinë një skllavin e vet. Se ajo e ka krijuar nga hiçi. Atëherë?
Shumë e thjeshtë: me Serbine në BE, ajo mendon se do të jetë prezent aty me një shtet skllav të vetin. Deri tani nuk ka asnjë shtet të Bashkimit Europian si aleatin e vet.

Por, pikërisht këtu del në pah Mitrovica si një qendër e fortë minerare, dhe Rusia sigurisht e do si një pikë të rëndësishme për investim. Sepse ajo kërkon të rikrijojë veten e vet në Bashkimin Europian nëpërmjet Serbisë.
Kjo në fakt është politikë. Por, Politika gjermane e mbylli çdo shteg të kësaj politike ruse
Atëherë.
Nëse kançelarja Merkel do ta mbajë kushtin që Serbia nuk anëtarësohet në BE, po nuk e njohu Kosovën; atëherë edhe Moska edhe Beogradi politik do të nënshtrohen, sepse si primare ata kanë anëtarësimin në BE të Serbisë, jo ndarjen e Kosovës.
Këtu fillon politika që kosovarët duhet të jenë të palëkundur, se Rusia e don Serbinë domosdoshmërisht në BE, dhe prandaj kushti gjerman i kancelaren Merkel është politikë e triumfuar në këtë çështje.
Të gjitha politikat e tjera janë të vdekura. Prandaj kot lodhet korrupsioni edhe në Prishtinë edhe në Tiranë. Gjithçka territoriale është fituar nga politika gjermane, kurse problemi i mbrojtjes së Kosovës, siç e pamë, garantohet nga Amerika.
Po, ajo që duhet të bëjë Kosova tani, duhet sa më shpejt të angazhojë në bisedime për njohjen e saj, botën akademike të jurisprudencës dhe të historisë në Prishtinë, se po kuptohet që këta thaçëre e kompani, janë i injorantë, ca politikanë si tregtarët e çikërrimave.

Në këtë situatë duhet që përballë serbëve dhe rusëve të dalë me personalitet bota akademike e Prishtinës. 
Këta politikanë që janë sot në skenë në Prishtinë nuk e njohin as historinë dhe as ligjin e kushtetutshmërinë.
Kështu, në një gjendje të mjerë janë edhe këta pafillet e Tiranës, por Tirana nuk ka probleme kufinjsh dhe as probleme të njohjes si shtet. Politika në Shqipëri sot është antiintekektualiste.
Por fryma antiintelektualiste hoxhiste e Tiranës, ka penetruar dukshëm edhe në Prishtinë, gjë kjo që duhet frenuar tërësisht në këto momente, se kjo kohë për Prishtinën është koha e mendjes dhe ideve. Shtetit të ri të Kosovës i duhet sistem, dhe sistemet vinë nga nivelet e larta të intelektualizmit. Kundërshtarët e shqiptarëve janë ende egërsirat e mesjetës, prandaj sot për shqiptarët nuk është koha e tregëtive të çikërrimave personale, por koha e potencës së intelektit të lartë dhe të bashkuar.

(Kosova Sot)

15 orë e 50 minuta më parë
19/09/18