Daçiq: Formimi i Ushtrisë së Kosovës është kërcënim për sigurinë

  • 14 September 2018 - 14:45
Daçiq: Formimi i Ushtrisë së Kosovës është kërcënim për sigurinë

Ministri i Punëve të Jashmte të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur sot rreth iniciativave në Kosovë për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Sipas tij një gjë e tillë e ‘kërcënon stabilitetin dhe sigurinë”.

Sipas ministrit të Jashtëm serb, formimi i Ushtrisë është në kundërshtim me rendin juridik ndërkombëtar aktual dhe Rezolutën 1244, e cila KFOR-in e konsideron si të vetmen formë të pranisë ushtarake atje.

Daçiq ka thënë se formimi i një Ushtrie që do të shërbente krahas KFOR-it nuk mund të bëhet për ndonjë arsye, pos për ndonjë konflikt të ri, shkruan agjencia e lajmeve FoNet.

“Për çfarë tjetër do të shërbente ajo forcë krahas KFOR-it, pos për ndonjë konflikt eventual”, ka thënë Daçiq.

(Kosova Sot)