Në kërkim kryebashkiakja që drejtonte me WhatsApp

  • 31 August 2015 - 09:50
Në kërkim kryebashkiakja që drejtonte me WhatsApp

Një kryebashkiake është në arrati pasi akuzohet se ka abuzuar me fondet për ndërtimin e shkollave.

Lidiane Leite, 25 vjeç, kryebashkiake e qytetit Bom Jardim në Brazil, në fakt nuk jetonte fare aty.

Ajo bënte një jetë luksoze në kryeqytetin e shtetit Maranhao, ndërsa punët në qytet i drejtonte me mesazhe në WhatsApp.

Sipas BBC, një urdhër-arresti është lëshuar ndaj saj dhe të dashurit të saj, të cilin e kishte këshilltarin kryesor.

Ajo sapo kishte kapërcyer moshën 20 vjeç, kur i dashuri i saj, Beto Rocha, u ndalua që të kandidonte pasi dyshohej për korrupsion.

Atëherë Leite shpalli kandidaturën dhe fitoi në vitin 2012.

Ajo e caktoi të dashurin si këshilltarin kryesor dhe u largua që të jetonte në Sao Luis, 275 kilometra larg.

Avokati i saj thotë se ajo ishte shumë e re dhe pa eksperiencë kur mori detyrën.

Leite u nda nga i dashuri në fillim të këtij viti.

Ajo dyshohet se ka abuzuar me një fond prej 4 milionë dollarësh për shkollat e qytetit, transmeton mapo.

Maranhao është një nga shtetet më të varfra në Brazil.