Publikohet sot përballja Rama-Vuçiq e Samitit të Vjenës

  • 31 August 2015 - 10:12
Publikohet sot përballja Rama-Vuçiq e Samitit të Vjenës

Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama, zhvilloi një debat me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë Samitit dyditor të Vjenës, i cili do të transmetohet sot për herë të parë për publikun.

Debati i regjistruar në emisionin Okruzenje (Fqinjësi) do të transmetohet sot në orën 21:00.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell Shekulil.

“Debati për emisionin Okruzenje (Fqinjësi) që u zhvillua gjatë procesit të Berlinit në Vjenë e ku të dy kryeministrat folën në gjuhën e tyre, u regjistrua për t'u subtitruar dhe transmetuar sonte në orën 21:00 në TVSH; në të njëjtën orë ky debat do të shfaqet edhe në vendet e tjera të rajonit përveçse në Shqipëri, Kosovë (RTK1), Serbi (RTS 1) dhe Maqedoni (Alsat M)”, shkruan Rama.