Asociacioni, ndarje e Kosovës? Ja çfarë thotë Daçiq

  • 31 August 2015 - 10:38
Asociacioni, ndarje e Kosovës? Ja çfarë thotë Daçiq

Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq tha se së shpejti duhet të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, gjë e cila sipas medieve serbe është fuqia e parë politike e serbëve në Kosovë pas vitit 1999.

I pyetur nëse Asociacioni është një hap drejt ndarjes së Kosovës, Daçiq ka thënë se në këtë kohë nuk mund të flitet për këtë gjë, transmeton Telegrafi.

“Kjo është forma e parë autonome që është më e ulët se ajo që ne e quajmë provincë”, citohet të ketë thënë Daçiq.