Filipine, 74 të vdekur dhe 55 të zhdukur pas goditjes nga tajfuni Mangkhut

  • 18 September 2018 - 23:52
Filipine, 74 të vdekur dhe 55 të zhdukur pas goditjes nga tajfuni Mangkhut

Numri i të vdekurve nga goditja e taifunit Mangkhut në Filipine ka arritur në 74, ndërsa janë shpallur 55 persona të zhdukur, kryesisht për shkak të rrëshqitjeve të tokës në krahinat veriore, raportoi policia.

Sipas një raportimi nga rajoni verior Cordillera, numri i të vdekurve ka arritur në 60 persona ku përfshihet provinca e Benguet, ku një rrëshqitje masive mbuloi një zonë të minierës në qytetin Itogon.

“Gjithashtu, 52 të zhdukur kanë qënë nga Cordillera,” sipas zëdhënësit të policisë kombëtare, mbikëqyrësi i lartë, Benigno Durana.

“Qindra oficerë policie, ushtarë, punonjës të emergjencave dhe vullnetarë kanë dhënë ndihmën e tyre duke gërmuar baltën e trashë dhe mbeturinat e tjera për të kërkuar të zhdukurit në zonën e minierës, në Itogon,” deklaroi Durana.

 

 

(Kosova Sot)