Tusk: T’i jepet fund "pakënaqësisë së përbashkët" ndaj emigracionit

  • 19 September 2018 - 00:05
Tusk: T’i jepet fund

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, u ka bërë thirrje liderëve të BE-së t’i japin fund pakënaqësisë së tyre përpara bisedimeve që pritet të zhvillohen në qytetin austriak të Salzburgut, që synon arritjen e progresit në zgjidhjen e ngërçit mbi çështjen e migracionit.

“Nëse disa nga liderët duan të zgjidhin krizën dhe disa të tjerë duan ta përdorin atë, ajo do të mbetet e pazgjidhshme”, shkruan Tusk në letrën e tij të ftesës që i drejtohet liderëve të BE-së, për samitin që do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten.

“Unë shpresoj se në Salzburg do të jemi në gjendje t’i japim fund grindjeve reciproke dhe të kthehemi në një qasje konstruktive,” shtoi Tusk.

“Nëpërmjet bashkëpunimit, BE-ja ka arritur të çojë fluksin e migrantëve në nivelet e para krizës,” theksoi presidenti i Këshillit Europian Tusk.

 

 

(Kosova Sot)