Arrestohet shtetasi shqiptar, tentoi të dalë nga Maqedonia me dokument fals

  • 20 September 2018 - 12:16
Arrestohet shtetasi shqiptar, tentoi të dalë nga Maqedonia me dokument fals

Një shtetas shqiptar është ndaluar në aeroportin e Ohrit, pasi që me letërnjoftim të rrejshëm italian ka tentuar të dalë nga Maqedonia.

Siç kumtoi MPB, dje në orën 17:50 në vendkalimin kufitar "Shën Apostulli Pal" - Ohër, për dalje nga RM është paraqitur për të udhëtuar G. D. (28) nga Napoli - Itali, me letërnjoftim italian për të cilin u konstatua se është i falsifikuar.

Nga kontrolli i kryer i bagazhit të tij, ishte gjetur letërnjoftimi shqiptar në emrin K.G.(26) nga Tirana.

Personi është privuar nga liria dhe kundër tij është parashtruar padi penale për vepër të kryer penale "falsifikim i dokumentit". 


(Kosova Sot)