RESHITI: NËPËRKËMBJA E INTERESIT PUBLIK

  • 20 September 2018 - 13:06
RESHITI: NËPËRKËMBJA E INTERESIT PUBLIK
 "Edhe disa raste të dorëheqjes, për shembull ajo e ish- prokurorit Blakaj, ish- ministres Reshitaj dhe ish- ministrit Hasani janë dorëheqje të imponuara dhe jo rezultat i vlerësimit subjektiv të tyre karshi detyrës zyrtare dhe qytetarëve. Blakaj ka qenë i kërcënuar nga zyrtarët e lartë të shtetit, ndërsa dy ish- ministrave më parë u është komunikuar vendimi për shkarkimin e tyre dhe vetëm pastaj ata kanë dhënë dorëheqje . Është çështje e nivelit të edukimit dhe kulturës së atyre zyrtarëve dhe politikanëve të shtetit të Kosovës, të cilët mbi moralin, drejtësinë dhe qytetarët, e kanë interesin e tyre privat dhe personal të përfitimeve", tha Ymret Reshiti për "Kosova Sot".