Vjen përgjigja e Daut Haradinajt për Hashim Thaçin, shkak lufta dhe ndryshimi i kufijve

  • 20 September 2018 - 13:30
Vjen përgjigja e Daut Haradinajt për Hashim Thaçin, shkak lufta dhe ndryshimi i kufijve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon ta përsëris idenë e tij që të ndodhë lëvizja e kufijve me shtetin serb,  dhe nga kjo lëvizje Kosovës t’i bashkohet Lugina e Preshevës.Për presidentin Thaçi, deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetit Daut Haradinaj, të cilët pohuan se nëse ndodhë lëvizja e kufijve mund të ketë edhe luftë, janë vetëm deklarata të bëra në studio. Dhe që kush dëshiron luftë mund të bëjë sepse ai nuk do ta ndalojë askënd.

“Po luftën askush nuk e don, as unë, veprimet, lëvizja e kufijve është gabim dhe me pasoja te mëdha”, deklaroi Haradinaj.Ndërkaq, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se kërkesën për bashkëngjitjen e Luginës në Kosovë e ka bërë vet Lugina.Ai shtoi se do të punojë për të institucionalizuar këtë kërkesë, ndërkohë e ka ripërsëritur se nuk do e lejon Asociacionin me kompetenca ekzekutive, as Republikën Srpska dhe se Ujmani dhe Trepça do mbesin të Kosovës sikurse janë.

(Kosova Sot)