Ndodh edhe kjo: Policia arreston mërgimtarin gabimisht!

  • 20 September 2018 - 21:09
Ndodh edhe kjo: Policia arreston mërgimtarin gabimisht!

Ishte nisur për në aeroport, për të marrë avionin për Gjermani, vendin ku jeton e punon prej shumë vitesh.

Por, Rexhep Rexhepi, nuk arriti që të hipë fare në aeroplan, të shtunën e 15 shtatorit.

Mërgimtari nga Gjilani u arrestua nga policia derisa po kalonte kontrollin e pasaportës.

Derisa bileta iu dogj, Rexhepi thotë se tek më vonë e kuptoi se u ndalua gabimisht, pasi që emri i tij ishte i ngjashëm me një të kërkuari nga policia.

Në stacionin e Policisë në Ferizaj ku edhe u soll Rexhepi, konfirmojnë ato që ka deklaruar Rexhep Rexhepi.

 

(Kosova Sot)