Donald Trump së shpejti vendos për partinë e tretë kandiduese

  • 31 August 2015 - 21:51
Donald Trump  së shpejti  vendos për partinë e tretë kandiduese

Kandidati për president nga radhët e Partisë Republikane, Donald Trump, ka thënë se shumë shpejt do të vendosë nëse do të formojë partinë e tretë si kandidat, transmeton Kosova Sot Online.

Nuk e përkrah kandidatin tjetër të partisë

Trump e ka bërë deklaratën  tij derisa po fliste për reporterët në Neshvill, Tenesi, pasi kishte folur në Federatën Nacionale të Asamblesë së republikanëve. 'Ne do të marrim një vendim shumë shpejt, vendim nga i cili njerëzit do të jenë të lumtur', ka thënë Trump. Kandidati i Republikanëve ishte kandidati i vetëm i partisë i cili gjatë debatit në “Fox News”, më herët gjatë këtij muaji, kishte thënë se ai nuk do ta formonte një parti të tretë nëse nuk zgjidhet si kandidat për president. Trump deri më tani ka refuzuar se do të zotohet në përkrahjen e një kandidatit tjetër eventual të partisë. Ai thotë se kjo i jep atij rënie. Por duart e tij me të madhe janë të lidhura.

Udhëheq në secilin shtet

Trump ka thënë se liderët Republikanë i janë përgjigjur atij pozitivisht për garën e tij presidenciale, pasi  kishte arritur suksese nëpër sondazhe. 'Jam trajtuar shumë mirë, sepse, siç e dini, unë kam udhëhequr në secilin sondazh. Unë po udhëheq në secilin shtet – madje me shumicë', ka thënë ai, derisa këto deklarata ishin cituar nga “CNN”. 'Unë kam marrëdhënie të shkëlqyeshme me Partinë Republikane – me konservatorët, me evanxhelistët, me partinë e çajit. Ndoshta tashmë e keni vërejtur këtë gjatë udhëtimeve të mia jashtë”. 

(Kosova Sot)