Thaçi: Kosova ka arritur fitore politike ndaj Serbisë dhe jo ushtarake

  • 21 September 2018 - 22:27
Thaçi: Kosova ka arritur fitore politike ndaj Serbisë dhe jo ushtarake

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për iniciativën e tij që Lugina eKosoëvs t’i bashkohet Kosoëvs, ka thënë se fitorja ndaj Serbisë është fitore politike, e jo ushtarake.

Në një intervistë për Televizionin Publik, presidenti Thaçi ka thënë se edhe gajtë luftës, Kosova ka arritur fitore politike ndaj Serbisë dhe jo ushtarake.

Në lidhje më deklarimet se kufijtë lëvizin vetëm me luftë, ai ka thënë se kjo çështje ka përfunduar para 20 viteve, me përfundimin e luftës. Ai po ashtu ka thënë se edhe para bombardimit të NATO-s, janë zhvilluar bisedime dhe negociata.

“Do të isha jo i sinqertë nëse pohoj se është ide e imja personale, por këtu Serbia nuk ka të bëjë asgjë. Është ide e Presidentit Rugova e thënë në vitet 92-93, pastaj është ide e kryetarit të Gjilanit. Por, pastaj është ide e imja origjinale për bashkim të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe unë flas këtu për me marrë dhe nuk flas për me dhënë”, tha ai dhe shtoi se nuk ka njëri që mundet ta detyrojë të nënshkruajë diçka ku Ujmani nuk është i Kosovës, ku Veriu nuk është i Kosovës, apo Trepça nuk është e Kosovës.

Ai tha se sipas të dhënave kredibile, qytetarët e Kosovës e mbështesin idenë e tij mbi 85 deri në 90 përqind.

I pyetur për ndikimin e Edi Ramës në idenë e tij, ai tha se nuk pranon ndikim nga askush dhe vlerësoi se sikur t’i kishin dëgjuar në vitet e 90-ta politikanët e Shqipërisë, do të kishim pranuar një autonomi në kuadër të Serbisë, ndërsa pohoi se tash gjendja politike në Shqipëri është tjetër, sepse është anëtare e NATO-s dhe duhet të sillet si e tillë.

 

(Kosova Sot)