Nëse vendimi për liberalizim merret më 4 dhjetor, kosovarët në fund të vitit do të udhëtojnë pa viza’

  • 21 September 2018 - 22:28
Nëse vendimi për liberalizim merret më 4 dhjetor, kosovarët në fund të vitit do të udhëtojnë pa viza’

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, Naim Rashiti ka theksuar se shpreson që më se largu me 4 dhjetor do të merret vendimi për liberalizimin e e vizave.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se nëse vendimi merret në këtë datë, atëherë sipas tij, fundi i vitit do t’i gjejë kosovarët me liberalizim të vizave.

“Parlamenti Evropian (PE) ka votuar me një shumicë të madhe, e cila do të bëjë presion si votë. Por shtetet anëtarë si Franca dhe Holanda kanë qëndrim te ndryshëm prej pjesës tjetër. Në takimin e parë të këshillit të BE-së, ministrat e Francës dhe Holandës kanë bërë zyrtarisht kërkesa për vlerësim të ri të kritereve sepse ka kaluar një kohë nga vendosja e kritereve të mëhershme”, ka shtuar Rashiti.

 

(Kosova Sot)