Sipas Vulin, kjo është arsyeja pse çështja e Kosovës u transferua nga OKB-ja në BE

  • 24 September 2018 - 12:46
Sipas Vulin, kjo është arsyeja pse çështja e Kosovës u transferua nga OKB-ja në BE

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha sot se pengimi i dialogut në Bruksel nga Prishtina është rezultat i assaj se si “zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Metohisë e përjashtuan nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së” dhe u transferua në juridiksionin e Bashkimit Evropian.“Problemi është se zgjidhja e Kosovës dhe Metohisë u përjashtua nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ku kemi pasur miq të tillë si Rusia dhe Kina, dhe na solli në nivelin e Bashkimit Evropian, ku shumica e vendeve e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe sillen në këtë mënyrë” , Tha Vulin për Tv Pink.

(Kosova Sot)