SALIHU: PUSHTETARËT BLLOKOJNË BIZNESET QË NUK I KANË NËN KONTROLL

  • 24 September 2018 - 13:28
SALIHU: PUSHTETARËT BLLOKOJNË BIZNESET QË NUK I KANË NËN KONTROLL
 "Koha po dëshmon se kush nuk e paguan haraçin për nëntokën kriminale, mafio-oligarkët dhe pushtetarët e nivelit të lartë, e kanë kot, sepse ata bllokojnë biznese që nuk i kanë nën kontroll. Po qe se nuk ua 'lag fytin' përmes ryshfeteve të mëdha, sikurse që janë mafio-oligarkët e klanit 'Pronto' e klaneve të tjera, si dhe të gjithë pushtetarëve të tjerë, nuk ke asnjë shans që të marrësh licenca e as leje ndërtimi nëpër komunat e Kosovës, të marrësh licenca për monopole, të marrësh licenca për banka, si dhe çdo dokument tjetër që me ligj institucionet e nivelit komunal apo atij qendror janë të obliguara me ligj t'i lëshojnë për bizneset e rregullta ligjore edhe kur i plotësojnë kushtet ligjore", theksoi për gazetën "Kosova Sot"