Bulliqi: Ne si komision e kemi gatishmërinë që t'i kyçemi këtij aktiviteti

  • 24 September 2018 - 14:11
Bulliqi: Ne si komision e kemi gatishmërinë që t'i kyçemi këtij aktiviteti
Lidhur me temën, kryetari i Komisionit Shtetëror për Mbikëqyrjen dhe Mirëmbajtjen e Kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, për gazetën "Kosova Sot" ka thënë se nuk është në dijeni se çfarë është duke bërë Qeveria për këtë çështje, por ka shtuar se si komision tashmë e kanë hartuar një raport që është pjesë e marrëveshjes integrale që është nënshkruar me Malin e Zi."Më duhet që të sqaroj se ne si komision e kemi gatishmërinë që t'i kyçemi këtij aktiviteti dhe ta dërgojmë procesin përpara në këtë drejtim. Mirëpo, bazuar në marrëveshjen, por edhe ato që janë nënshkruar më vonë, është paraparë që të krijohet një grup punues nga ana jonë, që do ta krijojë qeveria jonë", është shprehur ai. Sipas Bulliqit, në momentin të cilin Qeveria e sheh se është çasti më i përshtatshëm për ta bërë këtë me siguri se do të fillojë ky proces. Por, Qeveria nuk ka kthyer përgjigje në pyetjen e gazetarit lidhur me çështjen. 

(Kosova Sot)