Shqiptari dëshmon në Beograd për vrasjet e luftës në Kosovë

  • 24 September 2018 - 21:17
Shqiptari dëshmon në Beograd për vrasjet e luftës në Kosovë

Sani Uka, ka dëshmuar para Gjykatës së Lartë të Beogradit se si një ushtar serb ka vrarë tre fqinjë të tij gjatë një sulmi në maj të vitit 1999 në fshatin Zahaq të Kosovës.

“Dy ushtarët erdhën … Njëri prej tyre u afrua dhe më tha: Unë jam i interesuar vetëm në para, a keni të holla?” ka shpjeguar ngjarjen Uka në seancën dëgjimore, shkruan Balkaninsight.

Ai ka treguar se si ushtari serb i ka rrëmbyer atij 1,400 marka gjermane. Ndërsa tjetri i ka vrarë tre nga fqinjët e tij në një hambar dhe më pas i ka vënë flakën hambarit.

Prokuroria serbe ka akuzuar 11 ish-anëtarë të njësisë  177,  të Ushtrisë Jugosllave për kryerjen e krimeve të luftës në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Lybeniq në pranverë të vitit 1999.

Grupi u dënua në vitin 2014 me një total prej 106 vjetësh burgim për vrasjen e të paktën 118 civilëve shqiptarë të Kosovës.

Mirëpo gjykata e apelit në Serbi ka kthyer lëndën përsëri në rigjykim gjatë vitit 2015.

 

 

(Kosova Sot)