Goditet dhe përdhunohet një studente nga lindja në Itali

  • 24 September 2018 - 23:11
Goditet dhe përdhunohet një studente nga lindja në Itali

Një studente 21-vjeçare nga Lindja u sulmua dhe u përdhunua nga një i huaj në Firence në urën Varlungo.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme. 

Vajza tregoi në polici se u sulmua ndërsa ishte duke ecur në urën Varlungo, teksa shkonte te shtëpia e një shoqes së saj. I panjohuri i ishte afruar, e goditi atë me grushte dhe më pas e përdhunoi.

Sapo i panjohuri u largua, 21-vjeçarja lajmëroi policinë dhe më pas u shoqërua në spital, ndërsa kishte marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Për këtë çështje po heton policia e Firences.  Hetuesit gjithashtu po shqyrtojnë edhe lidhjet e mundshme me një rast tjetër të dhunës së raportuar qershorin e kaluar, përsëri nga një grua me origjinë aziatike, po përgjatë urës Varlungo.

Për rastin është arrestuar 25 vjeçari rom Arnaut Mustafa.

 

 

(Kosova Sot)