Misteri i vdekjes së Enea Ftoit në komisariatin e Korçës , ndërron prokurori i çështjes

  • 25 September 2018 - 17:55
Misteri i vdekjes së Enea Ftoit në komisariatin e Korçës , ndërron prokurori i çështjes

Tashmë kanë kaluar muaj nga vdekja misterioze e të riut në komisariatin e Korçës, por sërish çështja vijon të marrë vëmendje.

Dosja e Enea Ftoi tashmë i ka kaluar në dorë një tjetër prokurori, fill pas shkarkimit të Elsion Sadikajt, i larguar nga procesi i vettingut.

Dosja e të riut do të shqyrtohet nga prokurorja Oli Visi.

Kujtojmë se Enea Ftoi vdiq në ambientet e komisariatit të Korçës. Fmiljarët u shprehën se në trupin e të riut kishte shenja të qarta dhune që dhe i kanë shkaktuar vdekjen, por në konkluzione krejt të ndryshme doli ekspertiza mjeko ligjore, e cila konkludoi se i riu kishte vdekur nga shkaqe natyrore.

 

 

(Kosova Sot)