Trump lavdëron udhëheqjen e vet, nxit të qeshura në sallën e OKB–së

  • 25 September 2018 - 19:11
Trump lavdëron udhëheqjen e vet, nxit të qeshura në sallën e OKB–së

Presidenti amerikan Donald Trump ka përmendur në fillim të fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sukseset e SHBA-së nën udhëheqjen e tij, që shkaktuan të qeshura mes shumë liderëve të shteteve dhe të pjesëmarrësve të tjerë.

Duke iu drejtuar liderëve botërorë, Trump tha se ekonomia amerikane "lulëzon si kurrë më parë" dhe se administrata e saj ka arritur më shumë se pothuajse çdo administratë tjetër në më pak se dy vjet.

Me të qeshurit e të pranishmëve, të cilët ndoqën fjalët e tij të guximshme, sipas agjencisë amerikane, Trump tha se “nuk e priste këtë reagim, por - është në rregull."

Trump vuri në dukje se SHBA janë "një vend më i fortë, më i sigurt dhe më i pasur" se para të merrte presidencën në janar 2017.

Ne jemi me SHBA, së bashku me popullin amerikan dhe me botën", tha ai.

 

 

(Kosova Sot)