Salihaj:Është e kotë të pritet drejtësi e pavarur nga një sistem i cili është i kapur

  • 25 September 2018 - 19:16
Salihaj:Është e kotë të pritet drejtësi e pavarur  nga një sistem i cili është i kapur

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, tha për "Kosova Sot" se është e kotë të pritet drejtësi e pavarur dhe profesionale nga një sistem i cili është i kapur që nga zanafilla e ndërtimit."Drejtësia në Kosovë gjatë tërë periudhës së pasluftës ka qenë e kapur nga strukturat kriminale mafioze të disa partive politike. Asnjë prokuror apo gjykatës nuk ka mundur të emërohet pa miratimin e këtyre strukturave. Ato kanë kontrolluar çdo gjë në jetën shoqërore, duke futur njerëzit e tyre në çdo sferë të jetës", u shpreh ai."Krahas emërimit të njerëzve të tyre nëpër prokurori dhe gjykata, këto struktura mafioze kanë futur nën kontroll edhe policinë dhe shërbimin inteligjent, duke kapur plotësisht të gjitha strukturat që merren me informim, hetim, akuza dhe gjykim. Në këtë mënyrë ata janë bërë të paprekshëm, zhvillojnë pa asnjë pengesë veprimtarinë e tyre kriminale, duke zhvatur e duke keqpërdorur, jo vetëm buxhetin, por çdo segment të shtetit dhe shoqërisë sonë. Ata nuk dalin asnjëherë para gjykatave, pavarësisht se çfarë veprash kriminale bëjnë", vijoi më tej Salihaj. "Asnjë prokuror nuk ka guxim të ngrejë aktakuzë ndaj tyre, madje edhe nëse ndonjëherë ngrihet, gjykatësit e shpallin të pafajshëm. Në këtë sistem të drejtësisë në Kosovë më shumë ka shanse të dënohet një qytetar i pafajshëm sesa një kriminel i krimit të organizuar", tha Salihaj për "Kosova Sot".

 

 

(Kosova Sot)