Kina nuk sheh nevojën e bisedimeve tregtare me SHBA

  • 25 September 2018 - 19:19
Kina nuk sheh nevojën e bisedimeve tregtare me SHBA

Kina njoftoi të martën se është e pamundur të zhvillohen bisedime tregtare me Shtetet e Bashkuara, në kushtet e vendosjes së tarifave prej Uashingtonit.

Një ditë pas hyrjes në fuqi të tarifave me vlerë prej 200 miliardë dollarësh ndaj mallra kineze, zëvendësministri i tregtisë Wang Shouwen tha se Pekini është i hapur për negociata, nëse të dyja palët trajtojnë njëra-tjetrën "në mënyrë të barabartë dhe me respekt".

"Tashmë që Shtetet e Bashkuara kanë miratuar këto lloj kufizimesh në shkallë të gjerë është si t’i vendosësh dikujt thikën në fyt. Si mund t’i vazhdojmë bisedimet nën këto rrethana?!”, tha ia.

Zoti Wang u takua me zyrtarët amerikan në Uashington më muajin gusht, pas muajsh të tërë mungese takimesh të nivelit të lartë mes dy ekonomive kryesore në botë.

Sekretari amerikan i Thesarit Stiven Mnuchin i pati ftuar zyrtarët kinezë për bisedime të reja, por e tarifat e reja të Presidentit Trump dhe paralajmërimet për një raund të ri prej 267 miliardë dollarësh, duket se i kanë fundosur këto përpjekje.

 

(Kosova Sot)