Zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorit Afrim Kiçina

  • 25 September 2018 - 19:56
Zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorit Afrim Kiçina

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorit Afrim Kiçina në vendin e rënies së tij, në fshatin Abri të Drenasit është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore.

Në përkujtim të Dëshmorit Afrim Ki?ina, merrnin pjesë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përfaqësues të institucioneve të Qeverisë, të Parlamentit të Kosovës, bashkëluftëtarë, shoqata të dala nga lufta e U?K-së, familjar dhe shumë qytetarë.

Me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci vlerësoj lartë veprën sublime dhe heroizmin e Dëshmorit Afrim Ki?ina.

“Ky vend dhe qindra të tjera si ky, na kujtojnë veprën sublime të popullit tonë, heroizmi i dëshmorit Afrim Ki?ina dhe mijëra të tjerëve është historia e vendit tonë e cila  solli lirinë e vendit. Afrimi është dëshmori i parë i Njësisë Speciale Tigrat e Zi të Brigadës 111 Adem Jashari”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Bashkëluftëtari i Afrimit, Fidaim Rama, ka përshëndetur të pranishmit dhe ka folur për veprimtarin e tij, ndërsa një historik të Afrim Ki?inës e ka paraqitur, Eprori i Njësisë Speciale të Brigadës 111 “Adem Jashari” Ferid Berisha-Shkupi.

Në emër të OVL-së ka folur Hysni Gucati ndërsa në emër të familjes Ki?ina ka përshëndetur të pranishmit, Florim Ki?ina.

 

(Kosova Sot)