Presidenti i Francës godet keq presidentin e SHBA’ve pas fjalimit nacionalist të këtij të fundit

  • 26 September 2018 - 14:26
Presidenti i Francës godet keq presidentin e SHBA’ve pas fjalimit nacionalist të këtij të fundit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje për ‘’dialog dhe multilateralizëm’’ për të zgjidhur krizat e botës në një fjalim në Kombet e Bashkuara minuta pas fjalimit të presidentit amerikan, Trump, ku sulmoi ‘’ndërhyrjen’’ ndërkombëtare në bërjen e politikës.

‘’Cfarë do të sjell një zgjidhje reale ndaj situatës në Iran dhe çfarë e ka stabilizuar atë? Ligji i më të fortit? Presioni nga vetëm njëra anë? Jo!”, tha Macron. “Ne e dimë se Irani ishte në një rrugë ushtarake por çfarë e ndali? Marrëveshja e Vienës më 2015’’, tha presidenti i Francës, shkruan france24.

Mbrojtja nga presidenti francez i marrëveshjes bërthamore erdhi pak kohë pasi Trump sulmoi atë çfarë e quajti marrëveshje  ‘’të tmerrshme’’, që u nënshkrua në kryeqytetin austriak nga presidenti i atëhershëm, Barack Obama.

Edhe pse Macron nuk përmendi me emër homologun e tij amerikan, fokusi i fjalimit të tij – duke përfshirë përmendjen e rreziqeve të unilateralizmit që ndihmoi të çojë në lindjen e Kombeve të Bashkuara – u përqëndrua në dialog dhe bashkëpunim.

Duke theksuar se ‘’nacionalizmi gjithmonë ka çuar në disfatë’’, Macron u bëri thirrje liderëve botërorë të mos ‘’pranojnë që historia të përsëritet’’, duke shtuar: “Fëmijët tanë po shikojnë.’’ 

(Kosova Sot)