Vizitohen dhe dekorohen familja e 4 vëllezërve të vrarë më 1999

  • 26 September 2018 - 14:39
Vizitohen dhe dekorohen familja e 4 vëllezërve të vrarë më 1999

Gjatë qëndrimit në SHBA, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar vëllezërit Bytyqi të vrarë nga forcat serbe brenda territorit serb, në vitin 1999 pas përfundimit të luftës.

Haradinaj ka shkruar se prindërve të vëllezërve Bytyqi ua ka shprehur konsideratat më të larta për kontributin e çmuar të bijve të tyre për liri dhe se populli i Kosovës përjetësisht do t’i kujtojë me pietet.

“Gjatë ceremonisë së dekorimit të vëllezërve Bytyqi, nga Presidenti i vendit, me urdhrin e heronjve të Kosovës, babës Ahmet dhe nënës Bahrie, ua shpreha konsideratat më të larta për kontributin e çmuar të bijve të tyre për liri, si dhe për angazhimin e paepur të familjes edhe në betejën e dytë, për ta çuar drejtësinë në vend”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tutje ka shtuar se në thelb të sakrificës së vëllezërve Bytyqi, qëndron dimensioni i vërtetë i luftës për Kosovën, e cila u mbështet fuqishëm edhe nga atdheu i tyre i dytë, ShBA-ja.

Dihet se Uashingtoni tash e sa vjet është duke bërë trysni tek autoritetet serbe t’i gjejnë personat përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

(Kosova Sot)