Thaçi vazhdon manipulimet, flet në emër të amerikanëve për kufirin

  • 26 September 2018 - 15:26
Thaçi vazhdon manipulimet, flet në emër të amerikanëve për kufirin

Në pamundësi që të shfaqej me Trumpin, në pamundësi që ta nxirrte para mediave cdo zyrtarë amerikan, Thaçi zgjodhi të manipulojë përsëri. Tha se Amerika e mbështet një korrigjim të lehtë të kufirit nëse ka marrëveshje me Serbinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se gjatë takimeve që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë amerikan në New York i është konfirmuar se Shtetet e Bashkuara përkrahin edhe përfshirjen e korrigjimit të kufijve në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, në rast se ajo arrihet.

“SHBA konfirmuan qartë dhe zyrtarisht që mbështesin edhe angazhimin që e kemi deklaruar se në rast të arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë -Serbi që nënkupton njohjen reciproke mund të përfshihet edhe demarkimi i kufirit apo korrigjimi i lehtë i kufijve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Thaçi duke thënë se kjo do të përmbyllë njëherë e përgjithmonë çështjen dhe problemin e urrejtjen mes dy vendeve.

 

(Kosova Sot)