Jevtiq: AKS-ja nuk është kundër shqiptarëve

  • 01 September 2015 - 15:16
Jevtiq: AKS-ja nuk është kundër shqiptarëve

Ministri për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka deklaruar sot se Asociacioni i komunave serbe (AKS), nuk është i dedikuar kundër shqiptarëve, dhe se përfaqësuesit e komunitetit serb janë duke u përpjekur t’ua shpjegojnë këtë.

Gjatë një deklarate dhënë për Tanjug, Jevtiq, ka thënë se AKS-ja është një mekanizëm që do të ndihmojë të krijohet një jetë më e mirë edhe për shqiptarët, në veçanti në ato komunitete ku ata jetojnë sot, dhe që nesër do të jenë pjesë e AKS-së, transmeton lajmi.net.

“AKS-ja do të mundësojë investime, dhe në terma ekonomikë do të përmirësojë jetën e çdo qytetari të Kosovës që do të dërgohet në Asociacion. Nuk ekziston asnjë arsye për shqetësim”, ka shtuar Jevtiq.