Foreign Affairs: Ndryshimi i kufijve në Ballkan u konvenon politikanëve, jo qytetarëve

  • 11 October 2018 - 12:48
Foreign Affairs: Ndryshimi i kufijve në Ballkan u konvenon politikanëve, jo qytetarëve

Në Ballkani, rivizatimi i hartave iu ndihmon politikanëve, jo qytetarëve. Kështu nis një artikull i publikuar në “Foreign Affairs”, i cili i dedikohet temës së ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, e hapur nga zyrtarë të lartë serbë dhe Presidenti Hashim Thaçi.

Magazina e njohur amerikane që trajton politikën e jashtme amerikane dhe marrëdhëniet ndërkombëtare shkruan për propozimin e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për ndikimin që kjo do të kishte tek banorët e të dyja vendeve që jetojnë në zonat e kontestueshme.

Një gusht, liderët politikë në Kosovë dhe në Serbi propozuan të zgjidhin problemin e gjatë mes dy shteteve përmes shkëmbimit të territorit; komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës do të hynin nën administratën e Beogradit, ndërsa qytetet e jugut të Serbisë t’i takonin Prishtinës, shkruan FA.

Askush nuk e ka konsideruar si ide briliante dhe në përgjigjet e përgjithshme, FA shkruan se kjo ide nga politikanë dhe ekspertë është konsideruar si e paqartë. E kanë quajtur si jo të mirëseardhur e madje edhe shokuese.

Mirëpo, pyetje kryesore Si do të ndikonin këto ndryshime te ata që jetojnë në këto zona për të cilët po diskutohet

Në artikull thuhet  se dëshira kryesore e serbëve dhe shqiptarëve është pak më shumë se sa të jetojnë me bashkëkombësit e tyre, ashtu sic po supozojnë propozuesit e idesë. “Ky supozim shitet mbi mbi skemën fundamentale të të gjithë Ballkanit: Nacionalizmit”.

FA shkruan se ka shumë zgjidhje tjera që duhet diskutuar mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë elemente që  nuk janë vënë kurrë në diskutim, si siguria dhe mirëqenia e qytetarëve, vënie e raporteve mes komuniteteve.


(Kosova Sot)