Thaçi: Fatos Arapi mbetet emër i madh në historinë e letërsisë shqipe - Lajme - Kosova Sot
Thaçi: Fatos Arapi mbetet emër i madh në historinë e letërsisë shqipe

Thaçi: Fatos Arapi mbetet emër i madh në historinë e letërsisë shqipe

Humbje të madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe, e ka quajtur presidenti Hashim Thaçi, vdekjen e shkrimtarit Fatos Arapi.

“Fatos Arapi i përket atij brezi intelektualësh që e modernizuan letërsinë shqiptare në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar dhe u shqua edhe me shkrime teorike në fushën e kulturës. Fatos Arapi mbetet emër i madh në historinë e letërsisë shqipe”, ka shkruar Thaçi

Në fund ai u ka shprehur ngushëllime  të sinqerta familjes Arapi dhe miqve të tij, anembanë hapësirës shqiptare.

Arapi është ndarë nga jeta sot, në moshën 88 vjeçare.

Ai lindi në vitin 1929 në Vlorë. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ‘Kurorën e artë’ në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

(Kosova SOT)

12 orë e 57 minuta më parë
21/10/18