Kina: Pretendimet amerikane për spiunazh, të fabrikuara

  • 12 October 2018 - 00:02
Kina: Pretendimet amerikane për spiunazh, të fabrikuara

Ministria e Jashtme e Kinës mohon akuzat se një zyrtar kinez është kapur duke u përpjekur të tregtojë sekrete nga aviacioni i SHBA dhe kompanive hapësinore për llogari të Kinës dhe sipas saj, ato janë shpifje.

”Shpresojmë që SHBA të respektojë të drejtat dhe interesat legjitime të qytetarit kinez”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang.

Një zyrtar kinez i rangut të lartë është arrestuar me dyshimin për spiunazh ekonomik kundër disa kompanive të aviacionit dhe të hapësirës ajrore të SHBA, sipas një deklarate të Departamentit të Drejtësisë të SHBA.

Yanjun Xu, zëvendësdrejtor i Departamentit të Sigurisë në Jiangsu, është akuzuar për spiunazh ekonomik dhe përpjekjet për të nxjerrë sekretet tregtare nga kompanitë duke përfshirë GE Aviation, degë e General Electric.

”Xu u arrestua në Belgjikë më 1 prill”, sipas deklaratës.

Ndihmësprokurori i Përgjithshëm, John Demers tha se rasti nuk ishte një incident i izoluar.

“Ne nuk mund ta tolerojmë një komb duke vjedhur fuqinë e zjarrit dhe frytet e fuqisë sonë të trurit. Nuk mund të tolerojmë një komb që vjedh atë që nuk mbjell’’, theksoi ai.

GE prodhon motorë për avionë dhe turboprop, si dhe pjesë për avionë ushtarakë, biznesesh dhe komercialë. Gjithashtu po punon për gjeneratën e ardhshme në motorë për avionë komercialë dhe helikopterë ushtarakë.

Xu do të gjykohet në një gjykatë federale në Cincinnati, Ohio.

 

(Kosova Sot)